Lajme

Policia e Kosovës jep detaje për zjarrin e madh në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 01 April 2022

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin e madh e cili ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, shkruan lajmi.net.

Ai bëri me dije se zjarri ka shpërthyer në një objekt në fshatin Vragoli të kësaj komune.

-Advertisement-

“Rreth orës 12:15, është pranuar informata për një zjarr në një objekt në fshatin Vragoli në Fushë Kosovë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale”, tha Borovci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera