Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë nënshkruajnë marrëveshje për patrullim të përbashkët
Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 28 June 2018
Të mërkurën më 27 qershor 2018, në Lezhë të Shqipërisë, nga U.d. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Naim REXHA dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtues Madhor Ardi VELIU, u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit për patrullime të përbashkëta në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit të Shqipërisë.
Referuar nevojës dhe rëndësisë së vazhdimit të bashkëpunimit dhe patrullimeve të përbashkëta në mes të dy agjencive policore, në përpjekje për rritjen e elementeve të sigurisë rrugore në Shqipëri , nga 1 korriku 2018 do të fillojë turni i parë i zyrtarëve policorë të trafikut nga Kosova për të patrulluar bashkërisht me njësitet e trafikut të Policisë së Shqipërisë në Shtetin e Shqipërisë.
Të vetëdijshëm për faktin se gjatë sezonit turistik, po thuajse çdo vit ka një rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve nga Kosova që shkojnë për pushime në zonat turistike të Shqipërisë, si dhe të mjeteve që qarkullojnë në akset kryesore rrugore që lidhin të dy vendet, është parë e nevojshme realizimi dhe vazhdimi i kësaj marrëveshje të përbashkët.
Me synim të intensifikimit dhe forcimit të bashkëpunimit të mëtejmë midis policive të dy vendeve, nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të masave të përbashkëta si dhe me qëllim ngritjen e sigurisë në trafik për pjesëmarrësit e të dy vendeve, në vazhdimësi janë
vlerësuar të nevojshme dhe të suksesshme patrullimet e përbashkëta në Shqipëri, andaj si rezultat i këtyre vlerësimeve edhe këtë vit u nënshkrua kjo Marrëveshje Mirëkuptimi.
Përveç tjerash ky patrullim i përbashkët ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit konkret në fushën e parandalimit të kundërvajtjeve administrative, për rritjen e efikasitetit të luftës ndaj humbjes së jetëve njerëzore në aksidentet rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor, për krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës, që qarkullojnë në akset rrugore që lidhin dy vendet./GazetaFokus.
Të tjera
-
Magjistralja Prishtinë – Ferizaj në gjendje të tmerrshme pas rreshjeve të borës
Magjistralja Prishtinë-Ferizaj është në gjendje të tmerrshme pas reshejve të ...
-
DASH porosi Vuçiqit dhe Serbisë pas sanksioneve ndaj NIS: Nuk ka biznes të zakonshëm me Serbinë
Me Rusinë nuk ka “biznes të zakonshëm”, tha Departamenti amerikan i Shtetit i...
-
Bedri Hamza: Do t’i heqim tarifat doganore për importin e makinave elektrike
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do t’i heqin ta...
-
Deputetja Ganimete Musliu merr përkrahje nga vendlindja e saj: ndihet e bekuar, e vlerësuar dhe krenare
Deputetja Ganimete Musliu ka marrë mbështetjeje dhe përkrahjeje të jashtëzako...
-
Policia iu bën thirrje shoferëve për kujdes të shtuar në trafik
Policia e Kosovës ka dalë me një apel për kujdes të shtuar në trafik për shka...
-
Qytetet e Kosovës mbulohen nga bora, ky është parashikimi i motit për fundjavë
Pas temperaturave pranverore që patëm ditëve të fundit, në fundjavë pritet të...
-
26 vjetori i vrạsjes së gazetarit Enver Maloku, Presidentja kujton veprimtarinë e tij
Presidentja Osmani kujton veprimtarin e gazetarin Enver Maloku në 26- vjetori...
-
Policia me plan operativ për zgjedhjet e 9 shkurtit
Policia e Kosovës tha se duke u bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autor...
-
Nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit
Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit...
-
Vrạsje në tentativë në një lokal të Malishevës
Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit në një lokal në Malishevë,...
-
Prokuroria merr një vendim për personin nga Zveçani që kanosi kryeministrin Kurti
Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kan...
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....