Policia e Kosovës bëhet me “Dhoma Miqësore”
Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 08 November 2019
Nga sot 5 drejtori rajonale të Policisë së Kosovës janë bërë me “Dhoma Miqësore”.
Prishtina, Ferizaj, Peja, Prizreni e Mitrovica e Jugut, me përkrahjen e ndihmën e Ambasadës Amerikane tash e tutje do të kenë në stacionet e tyre policore edhe dhomat e intervistimit të viktimave të trafikimit.
E këto, do të jene më standardet më të larta, shkruan gazeta inFokus.
“Në kuadër të planifikimeve dhe aktiviteteve të vazhdueshme kundër trafikimit me qenie njerëzore, që është duke u mbajtur në Kosovë, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në mbështetje dhe përkrahje të Ambasadës së SHBA-së, konkretisht nga INL-i (International Narcotics and Laë Enforcement Affairs), sot me datën 8 nëntor 2019, në objektin e DHTQNJ-së, ish stacioni nr. 2 në Prishtinë, është bërë përurimi i dhomave të intervistimit të viktimave të trafikimit. Ky investim në dhomat e intervistimit të viktimave të trafikimit, apo siç njihen ndryshe dhoma miqësore është bërë në pesë (5) drejtori rajonale policore si: në Prishtinë, Ferizaj, Pejë, Prizren dhe Mitrovicë e Jugut”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në përurimin e këtyre dhomave pjesë morën, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rashit Qajal e përfaqësues të lartë nga Ambasada Amerikane, sikur zëvendës-ambasadori Nicholas Giacobbe, drejtori i INL-së, Shaën Ëaddoups e përfaqësues tjerë.
Në këtë mënyrë, këta u falënderuan nga i pari i policisë, Rashit Qalaj, shkruan gazeta inFokus.
“Drejtori Qalaj, falënderoi Ambasadën Amerikane e cila në vazhdimësi ka përkrahur dhe mbështetur Policinë e Kosovës në fusha të ndryshme të luftimit të krimit, dhe ngritjen e kapaciteteve logjistike me theks të veçantë tani edhe në trajtimin e viktimave të trafikimit, në kushte sipas standardeve me të larta policore”, thuhet në njoftim.
E zëvendës-ambasadori amerikan, Giacobbe, tha që kanë qëllim përkrahjen e institucioneve të zbatimit të ligjit, si me ndërtimin e kapaciteteve, ashtu edhe me trajnime.
“Në anën tjetër zëvendës – ambasadori z. Giacobbe, ndër të tjera tha se, Ambasada Amerikane përmes programeve të veta ka për qëllim përkrahjen dhe mbështetjen ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit siç është Policia e Kosovës, në trajnime, në ndërtimin e kapaciteteve të plota, pasi e gjithë kjo ndërlidhet me shërbim ndaj njerëzve, përfshirë edhe mbështetjen në anën logjistike me qëllim krijimin e kushteve më të mira për trajtimin e viktimave të trafikimit”.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative si dhe të gjitha llojet e krimeve, dhe përkrahja e Ambasadës Amerikane në përurimin e këtyre dhomave e ndihmon Policinë e Kosovës në realizimin e objektivave strategjike, si dhe trajtimin e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore sipas standardeve me të larta për të drejtat e njeriut”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...