Lajme

Policia e Kosovës arreston personin e kërkuar nga Interpooli

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 13 September 2017

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar. Indeksonline mëson se ai është Xh.G., shtetas i Maqedonisë. I njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Mirëpo, përpos arrestimit të personit të kërkuar nga Interpooli, aty është arrestuar edhe një zyrtar policor. Burime tregojnë se ai është Sh.Bela.

Ndryshe, pas hetimit rreth një mujor, Inspektorati Policor i Kosovës ka dhwnw detaje për arrestimin e zyrtarit të PK-së i cili dyshohet se ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar e paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

“IPK kishte pranuar informacione në lidhje me dyshimet për përfshirje në veprimtari penale të të dyshuarit zyrtar policor në stacionin policor të Hanit të Elezit – policia kufitare, Drejtoria Rajonale Kufitare “Lindje”.  Me autorizim të prokurorit, hetuesit e IPK-së kanë filluar hetimin ndaj këtij zyrtari duke ndërmarrë edhe disa veprime hetimore të cilat rezultuan me arrestimin e të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera