Lajme

Policia e Kosovës arreston një serb i cili ishte në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi i tij

Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 27 April 2021

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një serb i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha e ka konfirmuar rastin, ku tha se Policia e Kosovës është arrestuar i dyshuari serb duke u referuar bashkëpunimit ndërkombëtar për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit.

Hashim Thaçi e uron Edi Ramën nga Haga

-Advertisement-

44-vjeçari dyshohet se ka kryer veprën penale “grabitje të armatosur në një shtet tjetër”.

“Me vendim të prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë, përderisa nga autoritetet e Republikës së Kosovës në proces janë procedurat për ekstradim”, thuhet në përgjigjen e tij. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera