Lajme

Policia e konfirmon djẹgien e villës së Bajqinovcit: S’ka të lënduar, po e hetojmë rastin

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 24 September 2024

Policia e Kosovës e ka konfirmuar djegien e villës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në Katunishtë të Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti, e cila tha se nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

“Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin kanë nisë një hetim për rastin”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.

-Advertisement-

Ndërsa, Bajqinovci për Klankosova.tv më herët tha se për djegien e villës është njoftuar nga fshatarët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera