Lajme

Policia e Gjilanit pritet të ndërrojë objekt

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 09 December 2022

Policia e Gjilanit pritet të zhvendoset në objektin e ish-Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Kjo pasi që ndërtesa aktuale po konsiderohet se nuk i plotëson kushtet, njofton Klan Kosova.

“Për shkak të vjetërsisë së objektit që është objekt i ndërtuar shumë vite më herët edhe kualiteti ka filluar të dëmtohet”, tha Aurora Osmani, Drejtoreshë e Shëndetësisë në Gjilan.

-Advertisement-

Ideja tashmë është shqyrtuar e është dërguar për miratim në Kuvendin Komunal qe disa muaj. Derisa diskutimi i saj nisi në fillim të verës së këtij viti.

Ndërkohë nëse do të ketë investime edhe në objektin ku parashihet të zhvendosen organet e rendit tha se nuk e di Osmani.

“Nuk kam informacione për këtë pjesë besoj kanë policia, por për që ka nevojë për investime në atë objekt është e nevojshme”, tha tutje ajo.

Nga Policia në Gjilan thanë përmes telefonit se nga Drejtoria e Përgjithshme e kanë analizuar gjendjen aktuale të tyre dhe se nuk mund të deklarohen për këtë çështje.

Televizioni ka dërguar dy herë pyetje tek zyra për media e policisë për dy javë por nuk ka marrë përgjigje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera