Lajme

Policia e Gjilanit konfiskoi 62 patentë shofer në tetor

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 01 November 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore nga kjo drejtori gjatë muajit Tetor 2022 në vazhdën e implementimit të planit operative ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 5922 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

“Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor gjatë këtij muaji në vazhdën e implementimit të planeve operative ,,Kontrolli teknik i jashtëzakonshëm i automjeteve’’ ka dërguar në Qendrat e Kontrollit Teknik shumë automjete dhe për automjetet të cilat me procesverbal nga këto qendra janë konstatuar me parregullsi teknike janë përjashtuar nga trafiku ku ndaj vozitësve të këtyre automjeteve janë ndërmarrë masa ligjore. Po ashtu kjo njësi gjatë këtij muaji ka implementuar edhe planin operativ ‘’Makineria bujqësore – Mjetet e punës’’ duke shqiptuar kundërvajtje ndaj vozitësve të mjeteve motorike bujqësore të cilët gjatë kontrollit kanë rezultuar se nuk janë duke qarkulluar konform rregullave të trafikut rrugor

-Advertisement-

Nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i gjashtëdhjetë e shtatë (67) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, Hetim i gjashtëdhjetë e katër (64) aksidente të komunikacionit me të lënduar,Konfiskuar i gjashtëdhjetë e dy (62) patentë shofer”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera