Lajme

Policia e Ferizajt fillon fushatën me moto ‘Festo me zemër, jo me armë’

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 09 July 2024

Policia Rajonale e Ferizajt, i mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme, ka filluar shpërndarjen e disa fletëpalosjeve dhe posterëve me moton “Festo me zemër, jo me armë”.

Përmes një komunikate për media thuhet se policia apelon tek qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve.

“Policia apelon tek qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që : Përdorimi i armëve në festa dhe gëzime mund të shndërrohet në tragjedi; Është e ndaluar dhe sanksionohet me ligj gjuajtja me armë zjarri, përveç në vendet e caktuara dhe të licencuara për gjuajtje ( poligonet e gjuajtjes ); Përdorimi i armës gjatë festave përbën vepër penale të “Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm:”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, si dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”’, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Kjo vepër penale parashihet dënim me gjobë 10.000 euro, apo dënim me burg 1 deri 8 vite.

Tutje në komunikatë thuhet se policia e Ferizajt, në kuadër të planit operativ ”Sezona e verës 2024” ka shtuar prezencën e saj në ambiente të hapura, në sheshe, në afërsi të lokaleve të ndryshme ku mbahen organizime festive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera