Policia do të fillojë të kontrollojë kolonat e dasmave për armë

Autori: Gazeta inFokus
23:04 | 16 August 2022
Për shkak të përdorimit të madh të armëve të zjarrit në ahengje familjare, Policia Rajonale e Prishtinës do të bëjë kontrollimin e kolonave të dasmave. 10 armë janë sekuestruar brenda 24 orëve.
Dhjetëra vetura të cilat sipas traditave nisen për marrjen e nuses, do të kenë punë me Policinë e Kosovës. Të paktën, ato që kalojnë nëpër rrugët e Prishtinës.
Krejt kjo për të identifikuar përdoruesit e armëve.
“Policia e Rajonit të Prishtinës, konform detyrimit ligjor që ka, obligohet që në rastet e tilla të filloj kërkimin për armët e përdorura në rast, të ndaloj kolonat e dasmorëve për t’i kontrolluar dhe ndaj personave të dyshuar në situata të caktuara të ndërmarrë edhe bastisje në shtëpitë ku dyshohet për raste të tilla”, kanë deklaruar nga Policia e Kosovës.
Kjo masë vjen për shkak të rritjes së rasteve të përdorimit të armëve në ahengje familjare.
Statistikat bazuar në raportet ditore të Policisë së Kosovës, tregojnë se vetëm nga 1 gushti janë raportuar 34 raste të gjuajtjes me armë zjarri në festat e kosovarëve.
Se duhet ndërmarrë masa nga institucionet e sigurisë po e konsiderojnë të duhur ekspertë të sigurisë.
Kajtazi tregon për rrezikun e madh që gjuajtjet me armë shkaktojnë kur ka grumbullime të njerëzve.
Gjatë 24 orëve të fundit janë sekuestruar 38 armë zjarri, 10 nga to në ahengje familjare.
Numri i armëve janë marrë nga organet e rendit gjatë këtij viti është afër 700.

Të tjera
-
Matoshi: Njohja nga Sudani dëshmon fuqinë e Osmanit kur çlirohet nga fantazma e Kurtit
Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka reaguar në lidhje me njohjen ...
-
BE-ja bisedon për masat ndaj Kosovës, por nuk pritet ndonjë vendim
Në takimin e së hënës, ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit E...
-
LDK mirëpret njohjen nga Sudani: Rezultat i përpjekjeve të pandalshme të miqve ndërkombëtarë
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e shtetit të Sudanit pë...
-
Muharremi:Speca Rolex, Me përgatit speca me mish në këtë kohë duhesh me hi në kredi
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar me një postim n...
-
Kallas nesër mbledh në Bruksel kryediplomatët e Ballkanit Perëndimor
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën ...
-
Siklet për Vuçiqin, qytetarët ikën nga tubimi ende pa filluar të flasë
Para Kuvendit të Serbisë është mbajtur tubimi politik treditor “Serbinë nuk d...
-
Muharremi: Ministrja në detyrë e Jashtme refuzon kategorikisht çdo njohje të re që nuk është siguru nga vetë
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar ndaj Donika Gër...
-
”A jeni në pushim vjetor?”, kërkohet reagim i Ministrisë së Ekonomisë për rritjen e çmimit të rrymës
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar ndaj mungesës s...
-
”Po mësoni turqisht, pastaj po e harroni”, Osmani i përgjigjet Erdogan: Duhet ta praktikoj me ju
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan zhvillon një bisedë miqësore me homologe...
-
Kurti deklarohet për njohjen nga Sudani, përmend angazhimin e presidentes Osmani
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për njohjen nga Sudani, i cili...
-
Njohja e Kosovës nga Sudani – vjen reagimi i parë nga Qeveria
Kosovës ka shënuar edhe një hap përpara në forcimin e subjektivitetit të saj ...
-
Njohja me e re për Kosovën, Gërvalla: Mirënjohës Sudanit për vendimin, Presidentes Osmani dhe aleatëve
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwar...