Lajme

Policia dhe AVUK me aksion në Prizren dhe Suharekë, mbyllen disa lokale dhe shqiptohen shumë gjoba

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 24 April 2021

Policia në bashkëpunim me Inspektorët e AVUK-ut, në kuadër të zbatimit të masave anti covid, kanë realizuar kontrolle në disa lokale në Prizren dhe Suharekë, raporton Gazeta Blic.

Qumili shkon te varri Cimës: E pabesueshme, e papërballueshme

-Advertisement-

Nga 68 lokale të kontrolluara Policia dhe Inspektorati ka evidentuar parregullsi dhe nga ku tri prej tyre janë mbyllur dhe janë shqiptuar 18 fletparaqitje, nga këto 13 në Prizren dhe 5 në Suharekë.

Ndërsa policia në këtë aktivitet ka gjetur parregullsi në disa raste ka shqiptuar 32 tiketa për mosmbajtje të maskës dhe 9 tiketa për mosrespektim të orarit të lëvizjes që parasheh kohen nga ora 22:30-05:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera