Lajme

Policia dhe Agjencia e Inteligjencës e Kosovës e dinë kush e vrau Oliver Ivanoviqin

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 07 February 2018

Gazeta Express ka marrë vesh nga burimet e veta brenda këtyre dy institucioneve se ato tashmë janë të sigurta se i kanë informatat e sakta për autorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, që ndodhi tri javë më parë në Mitrovicën e Veriut.

Vrasja më enigmatike e viteve të fundit, ajo e Oliver Ivanoviqit, ka mundësi që do të zbardhet shpejt. Institucionet e sigurisë së Kosovës, ka mësuar Gazeta Express, kanë informata të mjaftueshme për rastin e vrasjes së politikanit serb në Veri të Kosovës.

“Edhe AKI, por edhe Policia e Kosovës, kanë informata për dorasin dhe për motivet e vrasjes së OIiver Ivanovicit”, ka thënë një burim i mirinformuar.

-Advertisement-

“Ndoshta edhe më tutje këto informata nuk janë ato të duhurat, sa për të kryer arrestimin, mirëpo pista ekziston. Ekziston rreziku që nëse arrestimet do të kryheshin tash, do të mund të dëmtoheshin hetimet e mëvonshme”.

“Për këtë gjë, këto institucione, pra këto të sigurisë, i kanë informuar edhe udhëheqësit politikë, sipas të gjitha gjasave edhe në Kosovë, por edhe në Serbi”, ka thënë ky burim.

Oliver Ivanoviq u vra me datë 16 të muajit të kaluar para zyrës së partisë së tij politike. Ai, dy tri ditë para se të vritej, në një intervistë kishte deklaruar se ndjehet i rrezikuar nga serbët. Raportet e Ivanoviqit me Qeverinë e Serbisë, edhe me Presidentin Aleksandar Vuçiq, kanë qënë të tensionuara. Këta të fundit e kanë përkrahur Listën Serbe, në kurriz të partive tjera politike serbe ne Kosovë.

Mediat në Serbi kanë raportuar se pak ditë para se të vritej Ivanoviqi i kishte nisur një mesazh telefonik Presidentit Vuçiq, por që nuk kishte marrë kurrfarë përgjigje.

Spekulimet për vrasjen e tij, për motivet, kanë qenë të shumta.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera