Policia deklarohet për inagurimin e kryetarit në veri, tregon për situatën atje
Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 19 May 2023
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se inagurimi i kryetarit të veriut të Mitrovicës ka kaluar qetë dhe pa incidente.
Me anë të një komunikate, PK ka bërë të ditur se ka bërë planifikimet e saja për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe mundësimin e ushtrimit të së drejtës së zyrtarëve të komunave veriore të Republikës së Kosovës.
“Policia e Kosovës (PK), sipas detyrës zyrtare dhe objektivave të parapara strategjike, po vazhdon angazhimet e saj në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend. Është detyrë e Policisë së Kosovës që të ofrojë siguri, të mbrojë të drejtat themelore të të gjithë personave, të ruajë pronën publike dhe private si dhe t’ua mundësojë lëvizjen e lirë dhe ushtrimin e të drejtave të gjithë personave pa dallim. Në kuadër të detyrave dhe autorizimeve ligjore, Policia e Kosovës ka bërë planifikimet e saja për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe mundësimin e ushtrimit të së drejtës së zyrtarëve të komunave veriore të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Gjersa ka thënë se situate ishte e qetë, PK ka falenderuar qytetarët duke i inkurajuar të njëjtit për bashkëpunim.
“Qëllimi i planifikimeve dhe koordinimeve me institucionet relevante, ka qenë dhe vazhdon të jetë krijimi i një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, mundësimi i ushtrimit të së drejtës së zyrtarëve të komunave si dhe ndërmarrja e masave ligjore ndaj veprimeve të kundërligjshme, që në çfarëdo mase do të rrezikonin sigurinë, qetësinë dhestabilitetin në vend. Situata ka kaluar e qetë dhe pa incidente, Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët pa dallim dhe njëherit vazhdon t’i inkurajojë që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, për çdo rast që ndërlidhet me sigurinë dhe rendin publik”, thuhet në komunikatë.
Erden Atiq, i cili i fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, e ka dhënë betimin si kryetar i ri i kësaj komune.
Atiq tha se do ta kryejë punën me besnikëri dhe në pajtim me ligjin për të siguruar një mjedis sa më të qetë.
Të tjera
-
Gashi shprehet i nderuar që u prit nga miku i tij, Konjufca në Prishtinë
Gjatë ditës së djeshme, në Kosovë për vizitë zyrtare erdhi kryetari i parlame...
-
Manastiri i Graçanicës si këmbimore, thyen eurot për dinarë
Janë kulte fetare e veprimtaria e tyre do të duhej të ishte predikimi i fesë,...
-
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë
Ministria e Financave ka njoftuar se më 03 dhjetor do të mbahet ankandi i pes...
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...