Lajme

Policia deklarohet pas “rishfaqjes” së organizatës “Syri i populli”

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 09 May 2017

Organizata “Syri i popullit” që muaj më parë kishte marrë përgjegjësinë për plagosjen e avokatit e Azem Vllasi përmes një komunikate për media kanë thënë se sërish kanë mobilizuar celulat guerile në trojet shqiptare.

Kjo organizatë në një komunikatë adresuar medieve u ka bërë thirrje kryeministrit, Isa Mustafa dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, që të mos marrin vendime për faljen e tokave shqiptare.

Lidhur me këtë, e pyetur nga Lajmi.net se a është duke u marrë me këtë rast dhe se sa janë të sigurt krerët institucionalë, Policia e Kosovës ka thënë se ajo angazhohet do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve.

-Advertisement-

“Policia e Kosovës bazuar në mandatin e saj ligjor që ka, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policës, duke mos dhënë më shumë detaje rreth kësaj çështjeje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera