Lajme

Policia bastis shtëpinë e një serbi në Kllokot, i gjejnë dy armë e 34 fishekë

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 24 May 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas bastisjes së shtëpisë së serbit në Kllokot, kanë gjetur dy armë dhe 34 fishekë. 

“Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Kllokot në mbështetje edhe nga njësite policore të Stacionit Policor Viti sot me datën 24.05.2023 me leje të gjyqtarit të procedurës paraprake ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit G.P. (viti i lindjes 1977, mashkull kosovar serb)”, thuhet në njoftim të policisë.

Sipas tyre, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë e llojit M48, një pistoletë e llojit “Cervena Zastava“ e kalibrit 7.65 mm dhe 34copa fishekë të kalibrit 7.92 mm.

-Advertisement-

Sipas policisë i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor Kllokot ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore”, thuhet në njoftim të policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera