Policia australiane parandalon sulmin terrorist
Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 28 November 2017
Policia australiane parandaloi një sulm terrorist që do të godiste Melburnin gjatë festimeve për vitin e ri.
Një 20-vjeçar u vu në pranga e do të akuzohet për terrorizëm. Autoritetet pretendojnë se i riu kishte planifikuar të qëllonte me armë zjarri persona të rastësishëm, në sheshin e federatës në qendër të qytetit.
Policia siguron qytetarët se nuk ka të dyshuar të tjerë që mund të kërcënojnë sigurinë publike. Siç mësohet, i riu që ka lindur në Australi nga prindër somalezë, kishte blerë një armë automatike para arrestimit në periferi të Melburnit.Ai kishte qenë në monitorim të policisë, që prej muajit janar. Autoritetet thonë s 20-vjeçari kishte siguruar një manual të Alkaedës në internet, me udhëzime për kryerjen e një sulmi terrorist dhe ishte simpatizant i te ashtuquajturit Shteti Islamik.
E megjithëse kishte patur lidhje me ekstremistë besohet se po vepronte i vetëm për sulmin gjatë ndërrimit të viteve.Apartamenti, biznesi ku punonte dhe prona e një të afërmi te tij u bastisën nga hetuesit.
Edhe vitin e kaluar policia tha se kishte parandaluar një sulm terrorist në ditën e Krishtlindjeve në Melburn, ku sheshi i federatës ishte mes shënjestrave të mundshme.
Të tjera
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...