Lajme

Policia arreston tre persona që u rrahën në mes vete në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 08:49 | 01 February 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë të martës janë arrestuar tre persona të cilët kanë qenë të përfshirë në një rrahje në mes vete, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton polica të njëjtit paraprakisht kishin shkëmbyer mesazhe kërcënuese në me vete, e ku njëri nga të dyshuarit kishte marrur lëndime trupore ku edhe i është ofruar tretmani mjekësor.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 31.01.2023, rreth orës 18:15, ёshtё njoftuar se në rrugën “Papa Klementi” nё Pejё ka ndodhur njё incident. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty kanë takuar personat e përfshirë në rrahje, deri te incidenti ka ardhur pasi qё peronat e dyshuar kanё shkёmbyer sms nё mes vete tё cilët kanë kanosur njëri tjetrin. Njëri nga tё dyshuarit pasi që kishte lëndime trupore menjëherë ёshtё dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë, për tretman mjekësor dhe mё pas ёshtё sjellë në Stacionin Policor në Pejë për intervistim”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Ndërkaq bëhet e ditur se dy të dyshuarit e tjerë janë arrestuar dhe janë intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, dhe pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit janë dërguar në mbajtje për 48- orë, ndërsa i dyshuari i tret ёshtё liruar në procedurë tё rregullt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera