Lajme

Policia arreston tre hajna në Pejë, i kthen gjësendet e vjedhura te pronari

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 14 October 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën me 7 nëntor, ka arrestuar tre persona në Pejë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas policisë pas hetimeve për rastin Policia ka gjetur se ku këta persona kanë vjedhur dhe i kanë kthyer gjësendet e vjedhura te pronari i tyre.

“Policia e Kosovës, Stacioni Policor Pejё, me datёn 7.10.2020 rreth orёs 00:20, nё rrugën ‘Bekim Berisha-ABEJA’ nё Pejё, ka ndaluar veturën Golf me targa vendore.

-Advertisement-

Policia ka bёrё verifikimin e personave dhe gjatё kontrollit në bagazhin e veturës ёshtё gjetur njё (1) televizor dhe katёr (4) zmadhues tё zёrit, tё cilët janё konfiskuar deri në verifikimin e tyre.

Policia ka shoqёruar tё dyshuarit në Stacionin Policor nё Pejё dhe pas intevistimit, tё njëjtit, me urdhёr të prokurorit tё shtetit lirohen në procedurё të rregullt.

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejё, si vazhdimësi e hetimeve intensive operativo-hetimore ka arritur ta identifikojё shtёpinё e viktimёs nё fshatin Vitomiricё, shtёpi nё tё cilёn nuk jeton askush, pasi qё pronari jeton në botën e jashtme, ku dyshohet se janё vjedhur sendet e lartcekura”, thuhet në njoftim.

Ndërsa  policia ka bërë publike ehdeinicialet e të arrestuarve.

“Viktimёs sё rastit sendet e konfiskuara nga tё dyshuarit i janё kthyer prapё nё posedim.

Pas identifikimit tё vendit tё ngjarjes me datёn 13.10.2020, janё arrestuar dhe janë intervistuar tё dyshuarit:

A.Sh.               lindur me 1994                         m/k

L.S.                 lindur me 2000                         m/k

E.A.                 lindur me 1992                         m/k

Me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, i dyshuari i parë dhe i tretë, pas intervistimit ndalohet pёr 48- orё, ndёrsa i dyshuari i dytё ёshtё liruar në procedurё të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera