Lajme

Policia arreston një 14 vjeçar, dyshohet se bëri 25 lajmërime të rreme

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 15 August 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar një 14 vjeçar i cili dyshohet se ka bërë 25 lajmërime apo kallëzime të rreme në polici, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, i dyshuari këto lajmërime i kishte bërë që nja 8 janari i këtij viti përmes aplikacionit “Lajmëo Policinë”.

“Prej datës 8 janar 2022 deri me 14 gusht 2022 përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” pranë Stacionit Policor në Rahovec janë paraqitur njëzetepesë (25) lajmërime të rreme për aktivitetet të ndryshme kundërligjore në një kafeteri në fshatin Hoçë e Vogël Komuna Rahovec. Sektori i Hetimeve në Stacionin Policor në Rahovec në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, për një kohë ka zhvilluar hetime për zbulimin e kryesit të kësaj vepre duke përdorur teknika të ndryshme të hetimit dhe duke aplikuar masa të fshehta. Me datë 15 gusht 2022 është arritur të identifikohet dhe arrestohet një person i dyshuar (mashkull/shqiptar/kosovar, i moshës 14 vjeçare), i cili në prani të avokatit mbrojtës dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale është intervistuar dhe në  tërësi ka pranuar se ka bërë lajmërime të rreme”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Po ashtu, si provë materiale i është sekuestruar një telefon i cili ishte përdorur për paraqitjen e këtyre veprave.

“Si provë materiale është sekuestruar një telefon mobil i cili është përdorur për paraqitjen e këtyre veprave. I dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast “Lajmërim apo kallëzim i rremë”, thuhet tutje në njoftim.

Ndryshe, drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë, fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera