Policia arreston dy persona për mashtrime me Call Center
Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 16 December 2022
Pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkoi arrestimin e dy personave, për mashtrime të kryera përmes Call Center-ave, Policia e Tiranës ka ekzekutuar masat dhe ka vënë në pranga dy shtetasit.
Ky operacion në Shqipëri u krye nga Njësia C dhe janë kontrolluar 13 ambiente, qendra thirrjesh dhe banesa.
Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan, 162 pajisje kompjuterike (njësi kompjuterike, servera,DVR, etj) etj., aparate celulare, si dhe 11 pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasve J.M dhe M.D (banesa, truall, aktivitete tregtare, etj).
Për dy shtetasit është caktuar masa arrest me burg.
Sipas SPAK-ut, hetimet nxorën në dritë ekzistencën e një grupi kriminal që synonte kryerjen e mashtrimeve ndaj individëve të cilët mashtronin qytetarë të shumtë që banonin në Itali dhe në vende të tjera evropiane (Spanjë dhe Gjermani), të kontaktuar kryesisht përmes telefonit, i bindnin viktimat e tyre të investonin në instrumente financiare realisht inekzistente, me premtimin e normave të larta të kthimit.
Në periudhën nga muajt e parë të vitit 2019 deri në verën e vitit 2020, është verifikuar që këto investime pilotoheshin në platformën e tregtimit financiar online “CAPITAL COIN EXCHANGE” e menaxhuar nga kompania “DIRECT COIN LIMITED” në Londër, e cila premtonte rendimente shumë të larta ekonomike.
Të tjera
-
DW: Provokuesi largohet: Bilanc i presidencës hungareze të BE
Hungaria mbajti Presidencën e Këshillit të BE-së për gjashtë muaj, periudhë q...
-
“70 % rriten pensionet, do u njihet edhe stazhi i viteve 90-ta” – Bedri Hamza në takim me kryetarin e Pensionistëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka postuar një video duke...
-
Profesori amerikan: Trump dhe Grenell do të merren me dialogun Kosovë – Serbi
Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-...
-
Gërvalla “harron” dështimet: Liberalizimi i vizave u bë realitet si rezultat i luftës ndaj korrupsionit
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka folur në konferenc...
-
Tre burra rrahen mes vete në aeroport
Një rrahje ka ndodhur mbrëmë në Aeroportin Adem Jashari në Prishtinë. Poli...
-
Kurti porosi ambasadorëve që të reagojnë shpejt: Serbia me ndihmën e Rusisë po përhapë narrartiva kundër Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, në edicionin e 7-të të Konferencës së Ambasadorëve,...
-
Dalin pamjet kur shkrepen ạrmët në vrạsjen që ndodhi në “Bon Vivant”
Në seancën e datës 27.12.2024 për vrasjen që ka ndodhur në lokalin “Bon Vivan...
-
Ismet Osmanit, i njohur si “Curri”, i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj
Gjykata Themelore në Prishtinë, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pris...
-
Policia sekuestron ạrmë e parandalon një rrahje të planifikuar nga disa të mitur në Podujevë
Policia e Kosovës ka thënë se njësitë e saj të Podujevës gjatë dy ditëve të f...
-
Këto janë mesazhet e fundit të Hovenier, në përshëndetjen e tij me kosovarët pas tri viteve si ambasador
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, këtë muaj po e përmbyll mandati...
-
Haradinaj për vdekjen e nënës së Mujë e Ali Krasniqit: Kujtimi i saj dhe i bijve të saj do të mbetet i përjetshëm
Sot ka vdekur Shehide Krasniqi, nëna e dy heronjve të Kosovës, Mujë e Ali Kra...
-
Këto janë afatet e votimit të qytetarëve që jetojnë jashtë Kosovës
Qytetarët jashtë Kosovës do të mund të votojnë më herët sesa ata brenda pas r...