Lajme

Polici serb e quan Kosovën “Metohi”, nuk u suspendua nga puna

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 20 May 2020

Zlatko Cvejic është serbi i cili e vesh çdo ditë uniformën dhe merr rrogë nga Policia e Republikës së Kosovës, madje ai shërben në njësit të trafikut në Prishtinë.

Zlatko Cvejic ende vazhdon punën si polic në shtetin e Kosovës edhe pse nuk e njeh si të tillë.

Këtë e dëshmon fotografia që ai ka postuar në Facebook gjatë një festë familjare, të shoqëruar me mbishkrimin ‘Kosova Metohijë’ me datën 08.12.2019.

-Advertisement-

Kujtojmë se ditëve të fundit, disa policë janë suspenduar nga detyra për shkak të postimeve të papërshtatshme në rrjetet sociale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera