Lajme

Polici që vrau qytetarin në Gjilan ishte jashtë detyrës, IPK jep detaje për inFokusin

Autori: Halil Berisha 10:23 | 29 December 2019

Një zyrtar policor sot në orët e mëngjesit ka vrarë një qytetar në Gjilan.

Këtë rast për gazetën inFokus e pati konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

Ndërsa, tani Inspektorati Policor i Kosovës, për gazetën inFokus, ka dhënë edhe detaje se si ka ndodhur rasti në fjalë.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 05:00 të mëngjesit  Policia e Kosovës ka pranuar  një informacion së në rrugën “Nato 99”,  në Gjilan ka ndodhur një incident me të shtëna me armë zjarri dhe si pasojë e këtij incidenti një person ka vdekur”, kanë thënë Inspektorati Policor i Kosovës për gazetën inFokus.

Tutje, duke qenë se dyshimet fillestare ishin se dorasi ishte polic i Kosovës, rastin në dorë e mori IPK.

“Pasi që dyshimet ishin se në këtë incident i dyshuar ishte një pjesëtar i Policisë së Kosovës, menjëherë përmes “Linjës së kaltër” janë njoftuar hetuesit e IPK-së të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

“Bazuar në hetimet preliminare dyshohet se personi i dyshuar  V. H. pjesëtar i Policisë së Kosovës, jashtë detyrës zyrtare, ka shtënë me armë  zjarri në drejtim të viktimës L.S .”, kanë thënë Inspektorati Policor i Kosovës.

“Hetuesit e IPK-së së bashku me njësitin e forenzikës dhe njësinë rajonale të hetimeve  janë akoma duke bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes në vendin ku ka ndodhur incidenti në konsultim edhe me prokurorin kujdestar që është prezent aty”.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”.

Tani zyrtari policor është në ndalin për 48 orë dhe është suspenduar nga puna.

“Personi i dyshuar në këtë rast – zyrtari policor, është arrestuar nga Inspektorati Policor kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe është suspenduar nga detyra”.

“Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë incident do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera