Polici i Kosovës favorizoj djalin e dajës
Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 11 July 2017
Nisi rygjykimi i ish-zyrtarit policor Besim Jasiqi që akuzohet se shënoi informata të rreme në një raport për aksidentin ku u përfshi djali i dajës së tij.
Pasi Gjykata e Apelit e ktheu në rigjykim çështjen e Besim Jasiqit, ish-zyrtarit policor të akuzuar për keqpërdorim të pozitës dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare, ka nisur nga fillimi procesi gjyqësor kundër tij.
Jasiqi ngarkohet se në një procesverbal të përpiluar për një aksident komunikacioni falsifikoi informatat, pasi në të i ishte përfshirë djali i dajës.
Këtë e tha në fjalën hyrëse të saj edhe prokurorja Sahide Gashi.
“I akuzuari Besim Jasiqi me datën 19.8.2012 rreth ore 13.00 në Gjakovë si person zyrtar i Njësisë së Trafikut në Gjakovë , ne shkresat zyrtare ka shënuar informacione te rreme me te cila ka vulosur rezultatet me çka edhe ka kryer veprën penale falsifikim i dokumentit zyrtar”, tha prokurorja Gashi.
Sipas prokurores Gashi, gjatë gjykimit do të vërtetohen akuzat e ngritura ndaj Jasiqit.
Nga gjykata do të vërtetohen nga dëshmitë e dëshmitarëve, mospërputhja e raporteve të të akuzuarit dhe veprimet tjera lidhur me to. Fillimisht do të vërtetohet se menjëherë pas aksidentit të njëjtit kanë kontaktuar mes vete dhe se për to ekzistojnë përgjimet e bëra gjatë fazës së hetimeve”, tha prokurorja Gashi.
Besnik Berisha, avokati i Jasiqit kërkoi ta shikojë aktvendimin për përgjimet.
“Kërkoj ta shoh aktvendimin mbi fillimin e përgjimeve dhe po ashtu atë të përgjimeve të radiolidhjeve. Dhe se gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor do të vërtetohet se pretendimet e prokurorisë nuk qëndrojnë dhe se nuk ka ndodhur ashtu siç po pretendon prokuroria”, tha avokati Berisha.
Berisha më tutje lavdëroi të mbrojturin e tij, duke thënë se ai në ditën e aksidentit ishte në detyrë në një ditë feste.
“19 gushti 2012 për Besim Jasiqin edhe pse ishte festë zyrtare, ishte një dite pune dhe në atë ditë ishte i vetmi hetues në stacionin policor të Gjakovës dhe i vetmi i autorizuar për të trajtuar aksidentet e trafikut atë ditë”, tha Berisha.
Në bazë të aktakuzës së prokurorisë, Besim Jasiqi si person zyrtar më 19 gusht 2012 ka shënuar informacione të rreme, të cilat i ka vërtetuar me nënshkrimin e tij dhe vulë zyrtare.
Prokuroria pretendon se Jasiqi shënoi informata të rreme në procesverbalin e aksidentit, pasi në aksident në Junik ishte përfshirë djali i dajës së tij Valon Hasanaj.
“I njëjti del në vendngjarje dhe përpilon procesverbal të rremë. Jasiqi përpilon në mënyrë të gabuar skicën e vendit të ngjarjes dhe kallëzim penal kundër Bekim Goçit, gjoja se ai ishte përgjegjës për aksidentin e shkaktuar. Më pas të njëjtat i dërgon në Prokurorinë e atëhershme Komunale në Deçan”, thuhet në aktakuzë.
Gjykata Themelore në Pejë në qershor të vitit të kaluar e kishte dënuar Besim Jasiqin me 5 muaj burgim për veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe falsifikim i dokumenteve zyrtare.
Ndaj Jasiqit ishte shqiptuar edhe dënimi plotësues ndalim i ushtrimit të funksioneve publike në kohëzgjatje prej 1 viti, si dhe ishte obliguar që kompanisë së sigurimeve “Sigma” t’ia kompensojë shumën prej 4 mijë eurove në afat prej 3 muajsh./Kallxo.com
Të tjera
-
Dakaj: Mos e ofendoni Shqipen për të pastruar Mimozën nga skandali “Brate” e biseda me kriminelin Radojiçiq
Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar tubimin për të prezantuar 110 kandidatët q...
-
Atentat me dy të plagosur në Vlorë, plumbat kapin aksidentalisht shitësin e frutave
Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një atentati në Vlorë. Objektiv i a...
-
Bedri Hamza për Prishtinën: Unaza e jashtme e kryeqytetit do të kryhet me financimin e qeverisë, pavarësisht sa kushton
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar të punojë ngush...
-
Bedri Hamza: Pensionet për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët rriten për 50%, u lejohet edhe të punojnë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se nuk ka arsye që...
-
Bedri Hamza: Me Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës përmirësohen kushtet e punëtorëve
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, i ftuar në emisi...
-
Bedri Hamza: Autostradat do t’i përfundojë, do të ketë lidhje të reja me to
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka folur edhe pë...
-
Hamza: Brengë për mua janë preokupimet e qytetarëve, jo partitë politike
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, i ftuar në emisi...
-
Von der Leyen: Jemi gati të nisim punën e shqyrtimit të aplikimit të Kosovës
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur gatishmë...
-
Kurti me fjalë të rënda për partitë opozitare, i barazon me Listën Srpska – popullit ia lypë 500 mijë vota
500 mijë është numri i votave që Albin Kurti ka kërkuar nga qytetarët e Kosov...
-
Lajmërohet personi “që kërcënoi” Ramush Haradinajn: Më është keqpërdorur emri im
Gjatë ditës së sotme u raportua për një kërcënim që kishte marrë kreu i AAK-s...
-
Tubimi i VV’së, Kurti përsëri merret me ‘specialitetin’ e tij, i godet ‘studiot televizive’ dhe analistët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar të sulmojë analistët kritikë...
-
Kurti ankohet në tubimin e VV’së: Na kanë sabotuar në këto 4 vite
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ankuar në tubimin e VV’së duke thën...