Lajme

Policët serbë në Shtërpcë po punojnë normalisht

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 06 November 2022

Për dallim nga disa pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës në veri të vendit, që hoqën uniformat, në Shtërpcë puna e policisë po vazhdon normalisht.

Pjesëtarët serbë të policisë këtu janë duke punuar edhe pas vendimit të djeshëm të Listës Serbe për bojkotim të institucioneve të Kosovës.

Në këtë komunë me shumicë serbe nuk ka asnjë problem.

-Advertisement-

Ndryshe të shtunën pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës në veri të vendit kanë hequr uniformat e tyre pasi Kosova nisi zbatimin e modifikuar për targat dhe suspendimit të drejtorit të policisë në veri, Nenad Gjuriq, i cili refuzoi ta zbatonte këtë vendim.

Po ashtu sot Lista Serbe organizojë një tubim në Mitrovicën e Veriut, që ku u mbajtë një protestë në ora 12:00 ku pas protestët pjesëtarët serbë dorëzuan edhe dokumentin e dorëheqjes së tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera