Policët marrin pagat e shkurtit, s`u paguhet rrezikshmëria
Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 28 February 2023
Policët e kanë marrë pagën e muajit shkurt, sipas Ligjit të Pagave që hyri në fuqi para një muaji.
Front Online ka kontaktuar me një polic, që në bazë të ligjit, kategorizohet si polic i lartë.
Ai thotë të ketë marrë pagë bazë, 619 euro, pa përfshirë rrezikshmërinë. Në janar ai kishte arkëtuar 390 euro pagë bazë + 140 euro për rrezikshmëri. Pra 530.
“Po i bie që kam rritje për 90 euro”, u shpreh për “Front Online” ky polic në kushtet anonimiteti.
Kryesindikalisti policor, Imer Zeqiri, në anën tjetër, deklaroi për “Front Online” se tek disa kategori tjera mund të ketë zbritje rroge nëse nuk paguhet rrezikshmëria.
Kjo merret vesh, sipas tij, tek të mërkurën.
“Pagat kanë dal pa rrezikshmëri. Paga bazë ka ngritje, por nëse hiqet rrezikshmëria, në disa raste do të ketë ngritje të lehtë tek disa mundet me pasë edhe rënie. Nesër do ta kemi listën e pagave dhe ju tregoj”, theksoi Zeqiri për “Front Online”.
Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro.
Kështu kishte thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë më 1 shkurt.
Ligji i pagave në Kosovë ka hyrë në fuqi më 5 shkurt të këtij viti.
Pagat e punëtorëve në Kosovë llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës së një pozite me vlerën monetare të koeficientit. Raporti i koeficienteve është nga një deri në 18.
Të tjera
-
Masivitet i jashtëzakonshëm në Skenderaj, Bedri Hamza: Drenica, vendi i duhur për ta marrë energjinë për fitoren
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar fotografi nga ...
-
Shpëtohet edhe fëmija i dytë pas zjarrit që kaploi një ndërtesë në Prishtinë
Fëmija i dytë është shpëtuar nga zjarri që ka kapluar një ndërtesë në lagjen ...
-
Votimi me postë, Ambasada e Kosovës në ShBA del me një njoftim për mërgimtarët atje
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dalë me një njoftim ...
-
1-vjeçari nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar
Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se mbrëmjen e së m...
-
Haradinaj: PO-ja e madhe e Rahovecit për Kosovën Fituese na jep forcë mos me u ndalë
Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradin...
-
Elezi (KQZ): Jemi në kontakt me Dhomat e Specializuara për votimin e ish-drejtuesve të UÇK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt me Dhomat e Specializuara që ...
-
Qytetarë të shumtë e presin Haradinajn në tubimin e tij në Rahovec
Një numër i madh i qytetarëve të Rahovecit sot kanë shkuar në tubimin e radhë...
-
Krasniqi nga Skenderaj ‘godet’ Kurtin: Kurrë kush s’i ka thanë “puna e mbarë”
Çka mundesh me prit prej këtyne njerëzve që kurrë kush s’ju ka thënë “puna e ...
-
Krasniqi nga Drenica: PDK, forca kryesore politike – ka në ADN Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në Skenderaj gjatë tubimit qendror atje, th...
-
Bedri Hamza – drenicakëve: S’do ta përjetoni më kurrë bllokadën e qeverisë, do të kthehen investimet në Drenicë
Bedri Hamza u ka premtuar drenicakëve se nuk do ta përjetojnë më kurrë bojkot...
-
Bedri Hamza në Skenderaj: 50% rriten të ardhurat për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së
Bedri Hamza e ka filluar shpalosjen e programit të tij me zotimet për kategor...
-
Bedri Hamza shpalos Fondin e Papunësisë: 80% të pagës për gjashtë muaj do ta marrin qytetarët që humbin punën
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në qeverinë e t...