Policët i shpallin dialog qeverisë/ Paralajmërojnë veprime sindikale nëse nuk u plotësohen kërkesat
Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 06 September 2022
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka paralajmëruar se do të ketë veprime sindikale, nëse nuk plotësohen kërkesat.
Ai tha se aktualisht i kanë shpallur Qeverisë dialog.
“Si çdo sindikatë edhe ne nëse na detyrojnë me marrë hapa sindikalë do ta bëjmë këtë. Por, aktualisht i kemi shpallur Qeverisë dialog. Dhashtë Zoti të mos na shtyjnë në atë fazë që edhe ne si sindikatë të kalojmë në radikalizëm. Duhet të veprojmë sido që të jetë, nëse jo me mirëkuptim atëherë me veprime sindikale”, tha Zeqiri.
Zeqiri ka thënë se policët e Kosovës janë të vetmit në botë që nuk kanë sigurim shëndetësor, e po ashtu mosha mesatare e Policisë së Kosovës është më e madhja në rajon.
Ai po ashtu ka thënë se pakënaqësi kanë edhe në Ligjin e Pagave, veçanërisht pasi nuk specifikohet koeficienti.
“Nuk është e papërballueshme për Qeverinë që t’i bëjë zyrtarët policorë me sigurim shëndetësorë. Është shumë afro 4-5 milionë euro në vit. Do të ishte nder për Policinë dhe nevojë e jashtëzakonshme, por nder edhe për Qeverinë që t’i bëjë sigurimet shëndetësore për policët pas 23 vjetëve”, ka thënë Zeqiri.
“Pakënaqësitë te draftligji që është në diskutim publik është se vlera e koeficientit nuk është caktuar. Na është ofruar, si të themi, diçka në treg, por se dimë çmimin. Duhet caktuar vlera e koeficientit. E tjetra është se në secilën gradë jemi dy koeficienti më pak se FSK-ja, pse të mos jemi baras me FSK-në edhe ne jemi institucion i sigurisë, megjithë respektin për FSK-në, jemi bartësit kryesor të sigurisë. Pakënaqësi tjetër është se në këtë Ligj shkiruan se pas publikimit në gazetë zyrtare hyn në fuqi pas 8 muajve, pse pas 8 muajve, cila është arsyeja. Do të ulemi e të bisedojmë për çdo detaj”, tha ai.
Të tjera
-
Kurti thirrje diasporës së Kosovës të votojnë në zgjedhjet e BE-së: Socialdemokratët mbrojnë demokracinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga diaspora shqiptare që në ...
-
Muhaxheri flet për Vjosa Osmanin: Kur je i ri s’duhet me synu pozita të larta se pensionohesh herët
Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri në emisionin “Click” të RTV21 duke fo...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë
Raportohet se ka ndodhur një aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prish...
-
Limaj: Mos-shkarkimi i Kusarit tregon që ka qenë në koordinim me Kurtin
Kreu i Nismës socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin “Politiko” me Kusht...
-
Presidentja Osmani nesër viziton Drenasin, bashkë me Lladrovcin do të dalin në konferencë për media
Në kuadër të vizitave të komunave të vendit, Presidentja e Republikës së Koso...
-
Qeveria i kundërpërgjigjet QUINT-it për shpronësimin e pronave në veri: Konstatuat në mënyrë të gabuar gjendjen faktike
Qeveria e Kosovës i ka reaguar shteteve të QUINT-it të cilët nuk u pajtuan rr...
-
Hill: Procesi i Brukselit e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve Kosovë – Serbi që kanë rrënjë të thella në histori
Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me politikën e qeverisë serbe ndaj dialo...
-
Sërish kërkesë nga partia “Junts” që Spanja ta njohë Kosovën
Kandidati i partisë katalunase “Junts” për zgjedhjet evropiane, Toni Comin, k...
-
Sveçla në Itali, me homologun e tij flasin për bashkëpunim kundër krimit të organizuar dhe migrimit ilegal
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla është pritur nga hom...
-
“Tre muaj kam punu me Leutrimin, ia kam pa lotët” – flet Skulptori Behramaj
Skulptori Sabri Behramaj ka treguar për përjetimet e tij derisa ka punuar me ...
-
Kurti lavdëron AKI’në dhe Policinë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka vlerësuar lartë punën e Agjencisë Kos...
-
Stoltenberg: BE-ja nuk është për mbrojtje, për këtë është NATO
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se BE-ja nuk mund t...