Lajme

Policët civilë me aksion në shkollat e Ferizajt, konfiskojnë drogë, armë e thika

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 24 December 2021

Policia e Kosovës pas një aksioni në shkollat e Ferizajt, ka konfiskuar disa armë, thika e edhe drogë.

Sipas njoftimit të policisë ky aksion erdhi pas informative për dukuri negative në disa shkolla të këtij qyteti.

Pas kontrollit të disa nxënësve, policia ka arritur të gjejë substanca narkotike, dy pistoleta dhe thika, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe me vendim të  Prokurorit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, ndaj tyre janë  iniciuar  raste penale ‘’ Mbajtje në  pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës ‘’ dhe ‘’Posedim i narkotikëve’’ për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë aksioni do të vazjdojë edhe në ditët në vijim./Gazeta Infokus/

Ky është njoftimi i plotë:

Ka vazhduar aksioni i policisë rajonale të Ferizajt.

Sektori Rajonal i Hetimeve mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar rreth dukurive negative të nxënësve dhe personave tjerë nëpër shkolla, pas disa kontrollove të  zhvilluara nga polic me rroba civile , janë ndaluar disa  persona të  dyshuar , ku gjatë  kontrollimit të tyre, tek 3 persona janë gjetur substancë  e  dyshuar e  narkotikëve , tek 2 persona të dyshuar janë gjetur 2 armë ( psitoleta), ndërsa te disa tjerë janë gjetur  thika.

Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe me vendim të  Prokurorit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, ndaj tyre janë  iniciuar  raste penale ‘’ Mbajtje në  pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës ‘’ dhe ‘’Posedim i narkotikëve’’ për procedura të mëtejme hetimore.

Akasioni i policisë  do të  vazhdojë  edhe në  ditët në vijim në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla.

Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim që nëse kanë  informacione rreth dukurive negative nëpër shkolla të njoftojnë  menjëherë  policinë, stacionin më  të  afërt , apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmë ro Policinë ’’ dhe në  numrat kujdestarë  : 192 , 0290/326-250 & 0290/322-406.

Të  dhënat e juaja do të  ruhen në  konfidencialitet të  plotë .

Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim që nëse kanë  informacione rreth dukurive negative nëpër shkolla të njoftojnë  menjëherë  policinë, stacionin më  të  afërt , apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ’’ dhe në numrat kujdestarë  : 192 , 0290/326-250 & 0290/322-406.

Të  dhënat e juaja do të  ruhen në konfidencialitet të  plotë .

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera