Sport

Polemika në Holandë, Ajax shtyn ndeshjen për t’u përgatitur për Realin

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 21 February 2019

Ajax ka bërë kërkesë që ndeshja kundër Zwolle-s në kampionat, të shtyhet, kërkesë që është aprovuar nga Federata Holandeze e Futbollit (KNVB).

Sfida ndaj Zwolle-s ishte në program 3 ditë përpara sfidës në Bernabeu kundër Real Madridit, më 5 mars, ndaj Ajax kërkoi të qëndronte pushim.

Federata holandeze ka pranuar, duke ia shtyrë ndeshjen për më 13 mars.

-Advertisement-

“Në interesin e futbollit holandez, kemi rënë dakord me gjithë klubet para fillimit të sezonit që të merren parasysh në maksimum detyrimet e klubeve holandeze në kupat e Europës. Ajax është i vetmi klub që ka ende shanse për të fituar pikë për listën e koeficientit të UEFA-s, ndaj kemi vendosur ta shtyjmë ndeshjen, edhe pse e kuptojmë që data e re, në mesjavë, nuk është aspak e favorshme për tifozët e Zwolle-s”, tha një nga zyrtarët e federatës holandeze.

Megjithatë, presidenti i Zwolle-s, Adriaan Visser, refuzon ta pranojë ndryshimin e kalendarit: “Ku është një shtrembërim i kompeticionit dhe nuk mund ta pranojmë. Federata nuk mund të marrë vendime të tilla, sepse kështu i bie të luajmë 3 ndeshje brenda një jave, ndryshe nga rivalët.

“Edhe për tifozët nuk është normale të shtyhet ndeshja. Kishim biseduar me federatën dhe na ishte komunikuar që ndeshja e Ajax-it do të shtyhej nëse merrnin rezultat të mirë ndaj Realit në vajtje, por ata humbën. Është anormale,nuk mund ta pranojmë”.

Edhe PSV, rivali direkt i Ajax për titull, ka protestuar. Drejtori i PSV-së, Toon Gerbrands, tha: “Rregullat janë ndryshuar krejt papritur, gjatë rrugës. Kërkuam sqarime dhe na trajtuan si fëmijë, pa pranuar asnjë konsultim. Kjo është diçka e keqe, për skuadrat e kreut dhe ato që janë në fundin e

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera