Sport

Pogba, vjen dëshira më qesharake e ditës

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 04 December 2017

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, nuk do të luajë kundër Manchester City javën e ardhshme, për shkak të kartonit të kuq që mori në fitoren kundër Arsenalit.

Para ndeshjes me Arsenalin, francezi tha se: “shpresoj të lëndohet ndonjë lojtarë i Man City para derbit”.

Por, për ironi të fatit, edhe përkundër se nuk është i lënduar, vetë Pogba do të humbasë sfidën shumë të rëndësishme në garën për titull.

-Advertisement-

Pep Guardiola, për dallim nga Pogba, thotë se do të kishte dashur që francezi të luajë në derbi, ndërsa nuk mendon se ish mesfushori i Juves e ka pasur seriozisht kur ka komentuar për lëndime të rivalëve.

“Kështu ka thënë ai? Shpresoj se nuk do të kemi lëndime”, tha Guardiola.

“Do të doja që Pogba të luajë kundër nesh sepse do të doja të përballemi me ekipin më të mirë të mundshëm për të parë nëse jemi në gjendje t’i mposhtim”.

“Në fund të fundit, mendoj se ka qenë vetëm një shprehje. Jam shumë i sigurt se ai nuk dëshiron që lojtarët tjerë të lëndohen”, theksoi Guardiola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera