Sport

Pogba nuk rinovon, ja gjigantët që e lakmojnë kampionin e botës

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 10 January 2022

Paul Pogba është ende jashtë fushave për shkak të lëndimit të gjatë, por po mendon me vendosmëri për të ardhmen e tij. Mesfushorit 28-vjeçar francez i skadon kontrata në fund të sezonit dhe nuk ka treguar interes për rinovimin me Manchester United.

Për të, pra, hapen disa opsione për të ardhmen, një prej të cilëve është rikthimi i bujshëm te Juventusi. Kështu shkruan “Mirror”. Nga 1 janari, “Oktapodi” është i lirë të flasë me çdo ekip tjetër përpara merkatos së verës.

Konkurrenca, megjithatë, është ajo që i bën t’iu dridhen leqet e këmbëve për bardhezinjve, duke pasur parasysh fuqinë ekonomike të dy pretendentëve të tjerë për Pogba. Mesa duket ëndrra e vërtetë e francezit do të ishte një eksperiencë te Real Madridi, ku trajnon Carlo Ancelotti.

-Advertisement-

Edhe Paris Saint Germain është i interesuar për ta rikthyer në Francë. “Zonja e Vjetër” shpreson ta bindë Pogba falë marrëdhënieve të mira, që kanë mbetur të tilla nga eksperienca e parë e transalpinit në Torino.

Pogba mbërriti te Juventusi shumë i ri, në vitin 2012, si transferim i lirë, nga Manchester United dhe gradualisht u bë yll, deri kampion bote më 2018. Një eksperiencë e mrekullueshme, me pak fjalë, por Pogba më pas ka preferuar të kthehet në “shtëpi”, te Manchester United, për rreth 105 milionë euro.

Një ofertë që nuk mund t’i thuhej “jo”. Në Angli, që nga kthimi i tij, francezi ka arritur të ngrejë në qiell një “Europa League” dhe një Kupë të Ligës. Sërish, si herën e parë, ai do të çlirohet nga “Djajtë e Kuq” si transferim i lirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera