Sport

Pogba: Nuk pendohem që nuk nënshkrova me Real Madrid

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 12 December 2017

Paul Pogba rishikoi në një intervistë me “Beyond The Pitch” nënshkrimin e tij për Manchester United në këmbim të 105 milionë eurove, kur ai kishte një ofertë edhe nga Real Madridi.

Mesfushori francez vendosi për “Djajtë e Kuq”, nga të cilët kishte ikur me parametra zero në vitin 2012. “Të jem i sinqertë, Real Madridi erdhi tek unë dhe po mendoja të shkoja atje. Por, gjithashtu, mendova edhe për nënshkrimin me Manchester United, – tha francezi. – Së fundi, zemra më tha që të kthehesha këtu, nuk e di pse. Nuk e dija se çfarë do të ndodhte, por e bëra dhe nuk më vjen keq për zgjedhjen time”.

Paul Pogba nuk ka shkëlqyer siç pritej në një vit e gjysmë, sa ka qenë në Manchester, pas rikthimit në “Old Trafford”, transmeton “Tele Sport”. Një lëndim ka peshuar në fillimin e tij të këtij sezoni, duke humbur shtatë lojra në Premier League dhe tri lojëra në Champions, para se të kthehej në fushë. Në 12 ndeshje që ai ka luajtur deri më tani, ka shënuar tre gola dhe ka dhënë gjashtë asiste.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera