Sport

Pogba, mungon 4 deri në 6 javë

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 15 September 2017

Ndeshja ndaj Baselit nuk ishte pozitive në cdo aspekt për Manchester United, që në sfidën ndaj kampionëve të Zvicrës, në Champions League, humbi mesfushorin më të rëndësishëm që ka në skuadër dhe pikërisht njeriun që u ka kushtuar më shumë arkave të Djajëve të Kuq gjatë gjithë historisë së tyre.

Në një fazë shumë delikate të sezonit, Jose Mourinho duhet ti bëjë llogaritë pa mister 105 milionë Eurosh-in, pasi Paul Pogba nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit portugez për 4 deri në 6 javët e ardhshme. Dëmtimi që pësoi mesfushori francez në sfidën ndaj Baselit do ta mbajë jashtë fushave të futbollit për rreth më shumë se një muaj. Pogba i larguar nga fusha në minutën e 19-të të sfidës së Old Trafford ndaj skuadrës zvicerane pësoi një dëmtim muskular në kofshën e majtë dhe tashmë do të mungojë për një periudhë të caktuar, transmeton Super Sport.

Jose Mourinho shpreson shumë ta ketë gati Pogba-në për duelin e 14 Tetorit, ku në program në Anfield Road është sfida mes dy skuadrave më titulluara në Premier League, pasi Liverpooli pret Manchester United. Pogba në këtë mënyrë do të humbasë disa ndeshje shumë të rëndësishme përfshirë edhe dy sfidat e fundit të kualifikueseve të Botërorit me kombëtaren franceze. Në kampionat do të jetë e sigurtë mungesa e tij në sfidat ndaj Everton-it, Southampton dhe Crystal Palace, ndërsa nuk do të luajë as në sfidën e Championsit ndaj Cska-së së Moskës. Një lajm i keq ky për Jose Mourinhon që tashmë duhet ti japë më shumë hapësira në formacion spanjollit Ander Herrera, i cili ka qëndruar disi në hije gjatë këtyre javëve të para.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera