Pogba mund të rikthehet në Itali
Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 30 March 2022
Ylli i Manchester United, Paul Pogba përfundon kontratën e tij me klubin në fund të këtij sezoni dhe është në diskutim e sipër mbi transferimet e mundshme për të ardhmen e tij.
Një ndër skuadrat që ka shfaqur më tepër interes për mesfushorin është ish-klubi i tij Juventusi, por sipas raportimeve te mediave italiane Juventus nuk është i gatshëm të përballojë financiarisht kërkesat e Pogbas, për një pagë aq të lartë sa ai paguhet momentalisht tek Manchester United.
Juventur i ka propozuar mesfushorit ofertën për t’ju bashkuar klubit me një pagë prej 8 milionë paundësh për sezon, ndërkohë që paga sezonale e 28-vjecarit te Manchester United shkon në vlerën 15 milionë paundve, kështu që nëse ky transferim ndodh, Pogba do të duhet të paguhet me gati gjysmën e shumës që merr momentalisht tek United. Juventus do të përpiqet të bindë Pogban që të përshtatet me këtë ulje page dhe të nënshkruaj me ta në mërkaton e verës, por mundësitë që kjo të ndodhë janë të pakta.
Real Madridi dhe Paris Saint-Germain mbeten gjithashtu kryesues në garë për nënshkrimin me mesfushorin 28-vjeçar, por në anën tjetër Pogba nuk e ka përjashtuar as mundësinë e një rinovimi të kontratës me “Djajtë e Kuq”.
Në një deklaratë për mediat ylli i Francës u shpreh: “Unë dua të luaj për të fituar tituj dhe është i trishtë fakti që gjatë viteve të fundit nuk kemi fituar asnjë. Për të ardhmen time nuk është vendosur ende asgjë, unë mund të marr një vendim shumë shpejt, por mund të vendos për transferimin tim edhe gjatë merkatos së verës. Tek United kam kaluar momente të vështira dhe e kisha të nevojshme këtë periudhë pushimi për të rifituar energjitë e mia dhe të rikthehem në top formë.”
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...