Sport

Pogba – Juventus, ky është lajmi i fundit

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 11 December 2018

Manchester United e ka paralajmëruar Paul Pogban se ai nuk do të shitet pavarësisht se nuk është në favor të Jose Mourinhos, raporton Daily Mail.

Mesfushori është vendosur të kthehet në formacionin startues për Ligën e Kampionëve me Unitedin tashmë të kualifikuar për fazën e eliminimit pasi u la jashtë në dy ndeshjet e fundit të klubit, megjithëse ai pritet të kthehet në stol kundër Liverpulit këtë fundjavë.

Pavarësisht kësaj, dhe interesimi i Juventusit për një ribashkim me futbollistin, United nuk dëshiron të shesë mesfushorin e tyre pasi ata ende shohin një të ardhme të ndritur për të në Old Trafford. /GazetainFokus.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera