Sport

Pogba humb stërvitjen, e kishte zënë gjumi

Autori: Gazeta inFokus 08:55 | 24 December 2017

Ylli i Manchester United Paul Pogba nuk është i njohur vetëm për klasin e tij, por së fundi është zbuluar se është edhe një gjumash shumë i madh.

Mediat angleze kanë zbuluar një ngjarje shumë interesante, që daton më 3 Dhjetorin e shkuar.Pikërisht një ditë pas fitores së Manchester në Emirates Stadium kundër Arsenalit, francezi nuk është paraqitur në qendrën stërvitore në Carrington.

Numrit të pafund të thirrjeve telefonike nga klubi, futbollisti nuk i është përgjigjur dhe në këtë pikë i dërguan një punonjës në shtëpi(një person që merret me të gjithë yjet e skuadrës, që në të shkuar është përdorur edhe për të blerë furçe dhëmbësh për ndonjë lojtar) për ta zgjuar.

-Advertisement-

Mourinho ndërkohë nuk e toleroi aspak këtë rast dhe vendosi veton: Pogba nuk u aktivizua për tre ndeshje, duke e bërë rikthimin në fushë pikërisht në humbjen e rëndë me Bristol City, e vlefshme për Carabao Cup.

Dhe pikërisht në konferencën për shtyp pas ndeshjes Jose Mourinho lëshoi disa thumbime për futbollistët e tij. “Stërvitja për ne është si një ditë e zakonshme që të duhet të shkosh në zyrë. Por ka edhe nga ata që nuk dua as të vijnë fare në zyrë”, tha portugezi, duke ju referuar rastit të Pogba.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera