Sport

Pogba drejt largimit, Manchester United nis kërkimet

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 16 December 2021

Manchester United është duke shikuar përforcime në repartin e mesfushës për të zëvendësuar Paul Pogban në afatin e ardhshëm veror.

28-vjeçari ka edhe gjashtë muaj të mbetur në kontratë, por nuk ka ndonjë sinjal që do pranojë rinovimin e kontratës.

Pogba mund të largohet në verë si agjent i lirë me Real Madridin dhe PSG-në që raportohet se kanë shprehur interesim.

-Advertisement-

Sipas “Daily Telegraph”, “Djajtë e Kuq” janë duke kërkuar pasuesin e Pogbas, që iu bashkua Man Unitedit në vitin 2016 për 89 milionë funte.

Emrat si Boubacar Kamara, John McGinn, Amadou Haidara dhe Christpoher Nkunku janë të lidhur me kalimin në “Old Trafford”.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy