Lajme

Podujevë: Nëna raporton djalin në polici, patën mosmarrëveshje pasi nuk i dha para për të blerë drogë

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 26 October 2022

Një nënë në Podujevë në fshatin Lapnaselle, ka raportuar në polici se ka pasur mosmarrëveshje me të birin pasi i kishte kërkuar para për të blerë narkotikë.

Rasti ka ndodhur të martën, derisa sipas policisë i dyshuari i varur nga droga, është arrestuar. Ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

‘’Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se ka pasur një mosmarrëveshje me nënën e tij, viktimës femër  kosovare. Sipas viktimës i dyshuari është i varur nga narkotiket dhe se rasti sot ka ndodhur për shkak se viktima nuk i ka dhënë të holla për të blerë narkotikë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, raporton policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera