Lajme

Podujevë, i vënë zjarrin shtëpisë dhe i vjedhin rrethojën e oborrit

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 14 March 2022

Një person nga Podujeva ka njoftuar në polici se disa persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin shtëpisë së tij, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të shtunën dhe thuhet se i është vjedhur edhe rrethoja e oborrit.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur rrethojën e oborrit në gjatësi rreth 35 metra”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera