Lajme

Podujeva kërkon mbrojtje për rojet e pyjeve

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 22 May 2018

Komuna e Podujevës nëpërmjet një reagimi për media shpreh shqetësim lidhur me sulmet fizike ndaj rojeve të pyllit gjatë kryerjes së detyrës në mbrojtje të pronës dhe pasurisë publike.

Rasti i fundit ka ndodhur më 17 maj kur Nexhmi Selmani është sulmuar fizikisht në fshatin Dobratin nga dëmtuesit e pyllit.

Lidhur me rastin është informuar Policia e Kosovës, Agjencia Kosovare e Pyjeve dhe organeve të tjera relevante.

-Advertisement-

Fatkeqësisht ky rast nuk është i vetmi, kur rojet e pyjeve sulmohen derisa janë në detyrë, në ruajtjen e pasurisë publike.

“Kërkojmë nga organet kompetente Policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të ndërmarrin masat ligjore në mbrojtjen dhe krijimin e sigurisë fizike për rojet e pyjeve gjatë kryerjes së detyrës së tyre, në ruajtjen e pyjeve nga prerësit ilegal”, thuhet në reagimin e komunës së Podujevës./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera