Podujeva e Skenderaj ia kërkojnë Qeverisë rreth 2 milionë, Deçani e Peja ende s’kanë vlerësim për dëmet e vërshimeve
Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 04 December 2022
Dy javë më parë shumë komuna në Kosovë pësuan vërshime për shkak të reshjeve të shumta të shiut. Dëmet nga këto vërshime ishin të mëdha, për çka secila komunë do të shkruajë një raport kompensimi dhe të njëjtin do ta dërgoj në Qeveri. Se a i kanë dërguar raportet në qeveri dhe sa është vlera e dëmit të shkaktuar, kanë treguar nga komuna e Pejës, Podujevës, Deçanit dhe Skenderajt.
Komuna e Podujevës, e udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, e ka dërguar në Qeveri raportin me dëmet e shkaktuara nga reshjet.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj komune, Fatri Zhitia. Ai bëri të ditur se vlera e dëmeve që janë kërkuar të kompensohen është rreth 1.5 milion euro.
“Javën e kaluar është dorëzuar raporti i dëmeve nga Drejtoria e Bujqësisë për komunën e Podujevës. Vlera e dëmeve është rreth 1.5 milion euro”, tha Zhitia për Express.
Dëme më të vogla ka pasur komuna e Skenderajt. Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, ku tha se vlera e dëmeve është rreth 400 mijë euro.
Ai tha se raporti është ende duke u përpunuar.
“Raporti me dëmet e shkaktuara nga reshjet është duke u përpunuar. Vlera e dëmeve është rreth 400 mijë euro”, tha ai.
Ndërsa, të hënën komuna e Deçanit pritet ta dërgojë në Qeveri këtë raport. Kështu tha kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.
“Shpresoj që komisioni për vlerësim ta ketë draftin përfundimtar dhe të hënën ta adresojmë në Qeveri”, tha Ramosaj, për Express.
Mirëpo, komuna e Pejës ende nuk e ka përfunduar vlerësimin e dëmeve. I pari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri tha se komisioni komunal dhe i ministrisë ende janë duke i vlerësuar dëmet.
“Komisioni komunal dhe i ministrisë janë në vlerësimin e dëmeve dhe ende nuk e kanë përfunduar vlerësimin”, tha Muhaxheri.
Të tjera
-
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Argita Malltezi, vajza e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ësht...
-
Prishtina sot renditet e 38-ta në botë për cilësinë e ajrit
Sot, Prishtina radhitet në vendin e 38 në botë për cilësinë e ajrit. Kësht...
-
Arrestohen pronarët e një kompanie të autobusëve, e rrạhën dhe kërcënuan një të mitur brenda stacionit në Ferizaj
Pronarët e një kompanie të autobusëve e kanë rrahur dhe kërcënuar një të ...
-
Për tri vite presidentja Osmani nuk e falë asnjë të burgosur
Mbi 100 kërkesa kanë shkuar në zyre të Presidentes Vjosa Osmani, me të vetmin...
-
Emocionon në studio infektologu kosovar, dëgjoni historinë rrëqethëse nga kontributi tij në luftë “Ajo vajzë nuk jeton më”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin ishte i ftuar doktor Infektologu Ha...
-
Lajçaku njofton se u takua me zyrtaren e lartë të OKB-së: Folëm për dialogun
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar dje n...
-
Instagrami heq filtrat e bukurisë
Nga 14 janari 2025, Instagram i thotë lamtumirë filtrave të bukurisë. Harr...
-
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjạrret në Kaliforni
Presidenti Joe Biden miratoi të mërkurën një deklaratë federale për gjend...
-
Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përme...
-
Vranësira e diell sot, moti mbetet i butë
Me intervale me diell dhe vransira karakterizohet moti ditën e enjtë në vend....
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Tempera...