Sport

Pochettino tregon të vërtetën e thashethemeve Bale – Tottenham

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 30 July 2018

Menaxheri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino thotë se një lëvizje e mundshme për ish-yllin e klubit të Spurs, Gareth Bale, nuk do të ndodh. Gareth Bale të bëjë një rikthim shokues në Tottenham Hotsupur është e pamundur, sipas Mauricio Pochettinos.

Bale nuk mbajti asgjë sekret, pas zhgënjimit të tij duke munguar në formacionin startues të Real Madridit në fund të sezonit të kaluar, ku pas sezonit theksoi se mund të largohej nga klubi, edhe përkundër faktit që bëri një performancë fantastike në finale të Champions League, duke shënuar 2 gola.

Pochettino qeshi me thashethemet se sulmuesi në fjalë mund të kthehej në Spurs para fillimit të sezonit të Premier Leagues, edhe pse ai shpreson se do të bëhen disa nënshkrime të reja përpara afatit përfundimtar, 9 gusht.

-Advertisement-

Unë mendoj se nuk është e realizueshme.” – u tha Pochettino gazetarëve në lidhje me këtë pasi Tottenham u mund me penallti nga Barça në ICC.

“Mendoj se do të kompletojmë disa marrëveshje, sigurisht, do të shohim çfarë do të ndodh në ditët në vijim. Nëse thoni se duhet të bëjmë disa nënshkrime, ndoshta, por me ose pa dëmtime, ky ishte qëllimi ynë ishte pasi përfundoi sezoni i kaluar – për të transferuar disa lojtarë me kualitet që mund të na ndihmojnë të arrijmë gjithçka që duam.”  – shtoi ndër të tjerash tekniku në lidhje me merkaton.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera