Sport

Pochettino: Duhet të jemi të fortë për ta kaluar këtë gjë

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 02 October 2019

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino dëshiron që klubi t’i kaloj këto momente të vështira.

Dje Tottenham u turpërua në “shtëpi”, nga Bayern Munich (2-7), transmeton KosovaPress.

Sipas teknikut argjentinas klubi ende nuk e ka harruar finalen e sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve, andaj nuk janë në formë shumë të mirë.

-Advertisement-

“Kam treguar para disa muajve se do të jetë sezon i vështirë. Për mua kapitulli i finales së Ligës së Kampionëve në sezonin e kaluar është mbyllur dhe klubi duhet të provojë të bëjë një tjetër kapitull.

Këto gjëra ndodhin dhe duhet të tregosh kualitetin si ‘burrë’, pastaj të ballafaqohesh si profesionist. Duhet të qëndrojmë të gjithë se bashku për t’i ndryshuar këto ndjenja”, deklaroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera