Lajme

Po zhvillonin gara të shpejtësisë në Istog, policia i gjobit me nga 500 euro

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 29 April 2024

Policia e trafikut ka gjobitur me nga 500 euro, nga 5 pikё negative dhe 12 muaj masё mbrojtёse dy kundёrvajtёsit qё po zhvillonin gara tё shpejtёsisё nё Istog.

Policia ka njoftuar se, Stacioni policor nё Istog, tё hёnёn gjatё patrullimeve rutinore ka hasur dy kundёrvajtёs tё cilёt ishin duke zhvilluar gara tё shpejtёsisё.

“Pёr kundёrvajtёsin (1) ёshtё shqiptuar fletgjoba: 500 euro, 5 pikё negative, 12 muaj masё mbrojtёse. Pёr kundёrvajtёsin (2) ёshtё shqiptuar fletgjoba: 500 euro, 5 pikё negative, 12 muaj masё mbrojtёse”, thuhet nё njoftim.

-Advertisement-

Policia u apelon qytetarёve qё tё respektojnё ligjin dhe shenjat në komunikacion, në mënyrë që tё parandalohen aksidentet në trafik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera