Lajme

Po voziste në mënyrë të rrezikshme tek rrethi kryesor në Prishtinë, gjobit keq nga Policia

Autori: Gazeta inFokus 23:08 | 25 August 2024

Policia e Kosovës ka reaguar pas pamjeve të publikuara të një veture të cilën shoferi po e voziste në mënyrë të rrezikshme tek rrethi kryesor në Prishtinë

Në videon e publikuar nga policia njoftohet se shoferi është identifikuar dhe i është shqiptuar gjoba prej 150 eurosh.

“Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njoftimin e policisë

-Advertisement-

Video:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera