Lajme

Po trajtohej në QKUK pas lëndimeve që kishte pësuar në aksident, vdes qytetari nga Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 04 September 2022

Një person ka vdekur të shtunën derisa ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi që ishte aksidentuar në fshatin Jezerc të Ferizaji, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, aksidenti kishte ndodhur më 25 gusht.

“Në lidhje me rastin më 03.09.2022 gjersa ishte në tretman mjekësorë në QKUK si pasoj e lëndimeve të marra në aksident trafiku, ka ndërruar jetë viktima mashkull Kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera