Po të zbatohej ligji për ‘byzylykët’, a do të mund të reagonte policia te rasti i 35-vjeçares?
Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 02 December 2022
Pas vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë dy ditë më parë para Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, vepër e cila dyshohet se u krye nga ish-bashkëshorti i saj, ndaj të cilit e ndjera kishte urdhër mbrojtje policore, u ngrit edhe çështja për zbatimin e Ligjit për Mbikëqyrje Elektronike të personave që u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës.
Ky ligj është fuqi që nga viti 2015, por që nga atëherë nuk ka gjetur zbatim asnjëherë.
E në lidhje me këtë, për Klankosova.tv, Ministria e Drejtësisë ka dhënë detaje për nismën e përdorimit dhe realizimin e mbikëqyrjes elektronike.
“Ligjin Nr. 05/L -003 për Mbikëqyrje Elektronike parasheh nxjerrjen e dy akteve nënligjore, tashmë të nxjerra nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Bazuar në dispozitat e këtij Ligji, për sa i takon nismës për përdorimin e Mbikëqyrjes Elektronike, Gjykata vendos për përdorimin e Mbikëqyrjes Elektronike me kërkesën e prokurorit, personit, mbrojtësit të tij, prindërve ose kujdestarit të personit të mitur, ndërsa kompetentë për realizimin e mbikëqyrjes elektronike është Policia e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e MD-së.
Kjo ministri ka thënë se për zbatimin e këtij ligji është e nevojshme blerja e pajisjeve elektronike për mbikëqyrje të personave që u është caktuar masa e urdhrit mbrojtës.
“Për zbatimin e këtij Ligji është e nevojshme blerja e pajisjeve elektronike për mbikëqyrje të personave ndaj të cilëve gjykata ua ka caktuar këtë masë, funksionalizimi i sallës operative, e cila mbledh, përpunon dhe raporton të dhënat që vijnë nga pajisja, si dhe caktimi i zyrtarëve policorë në njësitë organizative përkatëse në kuadër të policisë për realizimin e kësaj mbikëqyrje”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë për Klankosova.tv.
Ndërkaq, hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gzim Shala për Klankosova.tv u shpreh se nëse Ligji për Mbikëqyrje Elektronike nuk zbatohet, atëherë i bie që masa e urdhër-mbrojtjes të mos jetë efektive.
“Nëse ky ligj nuk zbatohet, atëherë i bie që edhe masa urdhër-mbrojtjes të mos jetë fare efektive. Ndërkaq, në rast se ky ligj do të zbatohej, atëherë edhe policia do të mund të reagonte. Për këtë arsye, përderisa Ligji për Mbikëqyrje Elektronike nuk është zbatuar, i ka humbur kuptimi edhe urdhrave mbrojtës”, u shpreh ai.
Shala ka thënë se nuk ka pasur as ndarje buxhetore që ky ligj të ketë zbatim, përcjell Klankosova.tv.
“Nuk ka pasur ndarje buxhetore që ky ligj të ketë zbatim. E nëse policia nuk ka bërë kërkesë buxhetore, nëse nuk i ka njoftuar institucionet e tjera, krahas politikës, përgjegjësia i mbetët edhe Policisë. Kjo çështje do të duhet të fillohet sa më shpejtë, është shqetësuese që ky ligj nuk po zbatohet”, tha ai.
Hulumtuesi i IKD-së, tha se edhe në rastin e fundit, ku u vra 35-vjeçarja, po të zbatohej ky ligj, policia do të mund të reagonte menjëherë.
“Sa i përket rastit të fundit, të gruas 35-vjeçare që dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj, po të zbatohej ky ligj, policia do të mund të reagonte. Në secilin rast ku do të shkelej distanca e përcaktuar, policia do të kishte mundësi që të reagonte dhe ta arrestonte personin, sepse në këtë rast do të kishte vepër penale, për mosrespektim të masës së përcaktuar. Kjo është edhe ideja e këtij ligji, që të ketë qasje paralajmëruese”, u shpreh ai.
Tutje, Shala tha se Qeveria dhe Kuvendi duhet urgjentisht të ndajnë mjete buxhetore që ky ligj të zbatohet.
“Qeveria dhe kuvendi duhet urgjentisht të ndajnë mjete buxhetore që ky ligj që është në fuqi tash e sa vite, të ketë zbatim. Ligji duhet të fillojë të zbatohet sa më shpejtë që të jetë e mundur”, u shpreh Shala për Klankosova.tv.
Ndryshe, Ligji për Mbikëqyrje Elektronike ka për qëllim kontrollimin e personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës.
“Qëllimi i këtij ligji është të rregullojë përdorimin e mbikëqyrjes elektronike në procesin e drejtësisë penale për të ngritur sigurinë publike dhe për të garantuar ekzekutim efektiv të vendimeve të gjykatës, duke i respektuar plotësisht të drejtat e personave të përfshirë”, thuhet ndër të tjera në këtë ligj.
Të tjera
-
Të hënën udhëtimi pa pagesë në “Trafikun Urban”
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën qytetarët do të mund të udhëtojnë...
-
Gërvalla: Deklaratat e Vuçiqit kundër Kosovës, përpjekje e dëshpëruar për të sabotuar Pavarësinë
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla i ka quajtur hipokrizi të tejdukshme, ve...
-
Bllacë: U hoqën tabelat në shqip, por u rikthyen përsëri – kush qëndron pas këtyre veprimeve?
Gjatë ditës së premte, në Bllacë, që gjendet afër vendkalimit kufitar Maqedon...
-
“Ishim në të njëjtën makinë”, Milaim Zeka jep informacione për gjendjen e Meriton Mjekiqit
Ish-deputeti dhe gazetari, Milaim Zeka, ka dhënë informacione lidhur me aksid...
-
Rrëshqitje dheu pas reshjeve në Shqipëri, bllokohen përkohësisht disa rrugë
Reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit në Shqi...
-
Haradinaj: Vuçiq përgjegjësi kryesor për situatën e rënduar në veri të Kosovës, i mështeti grupet kriminale
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se për situatën e rënduar në veri të K...
-
Policia konfiskon 18 dhi, një qytetar nga Kamenica po i kontrabandonte nga Serbia
Policia ka ndaluar në fshatin Hodonocë të Kamenicë një veturë me targa vendor...
-
Zyrtari i lartë i shtetit gjerman: Integrimi i Ballkanit Perëndimor, në të mirë të BE-së
Mark Speich, Sekretar i Shtetit për Çështjet Federale, Evropiane, Ndë...
-
Alban Zogaj: Bllokimi për ta pastruar Prishtinën ka emër, VV dhe PDK
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se bllokimi në Prishtinë k...
-
Përmbytjet kaplojnë Rumaninë, vdẹsin katër persona
Të paktën katër persona vdiqën në Rumaninë lindore pasi shiu i rrëmbyeshëm sh...
-
Rama të enjten në Bruksel, Presidentja e KE mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, do të mbledhë të enj...
-
Stoltenberg: NATO ka mundur të bëjë më shumë për të parandaluar lụftën në Ukrainë
NATO ka mundur të bëjë më shumë për të armatosur Ukrainën dhe për të tentuar ...