Sport

Po shkëlqen në Francë, Arsenal gati për të rikthyer sulmuesin në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 12 April 2023

Reims është një prej skuadrave surprizë në kampionatin francez dhe ky edicion ka qenë fantastik për ekipin dhe jo vetëm.

Folarin Balogun, sulmuesi i cili është në formë huazimi nga Arsenal, ka treguar të gjithë potencialin duke mahnitur me formën dhe golat e tij në Francë.

21-vjeçari nuk mori “bekimin” e trajnerit Mikel Arteta në fillimin e këtij edicioni dhe londinezët vendosën ta dërgonin te Reims, një lëvizje e cila deri më tani ka rezultuar e goditur për të tri palët, për Reims, për vetë lojtarin dhe në fund edhe për Arsenalin.

-Advertisement-

Sulmuesi ka realizuar 19 gola në 31 ndeshje me Reims dhe renditet në vendin e katërt në listën e golashënuesve në kampionatin francez, me anglezin i cili ka shënuar pothuajse gjysmën e golave të skuadrës.

Një formë që natyrisht ka dërguar menjëherë sinjale në Londër dhe trajneri Mikel Arteta ka nisur menjëherë kontaktet me lojtarin dhe drejtuesit, me këta të fundit që shumë shpejt do të takohen me Balogun për t’i bërë të ditur planin për të ardhmen.

Top Channel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera