“Po punohet në zbatim të marrëveshjes së Brukselit për drejtësi”
Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 18 September 2017
17 tetori është data e fundit e caktuar për fillimin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit për drejtësi.
Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe atë Prokurorial thonë se edhe pse janë të përgatitur për zbatimin e marrëveshjes, nuk e dinë nëse më këtë datë do të fillojë të zbatohet marrëveshja, e cila parasheh që gjykatësit dhe prokurorët serbë të integrohen në sistemin e drejtësisë së Kosovës.
Marrëveshja për drejtësi e arritur në Bruksel në vitin 2015, pas disa shtyrjeve, më në fund pritet të fillojë të zbatohet në praktikë. Zbatimi i marrëveshjes, e cila parasheh që gjykatësit dhe prokurorët serbë të integrohen në sistemin e drejtësisë së Kosovës, pritet të ndodhë në tetor të këtij viti. Kështu së fundmi janë dakorduar edhe presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, duke shpresuar se marrëveshja do fillojë të zbatohet në praktikë, thotë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës prej kohësh është e përgatitur për fillimin e punës edhe në veri.
“Me qenë se tash të dy presidentët, ai i Kosovës dhe Serbisë, janë zotuar në Bruksel se do të fillojë implementimi i marrëveshjes muajin e ardhshëm, më 17 tetor, ne po shpresojmë që më në fund do të fillojë implementimi i kësaj marrëveshjeje. Kemi qenë të përgatitur që implementimi i marrëveshjes të fillojë në muajin janar, mirëpo nuk ndodhi. Por shpresojmë që tani do të fillojë”, pohoi Idrizi për Radio Kosovën.
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, tha për Radio Kosovën se janë të gatshme për zbatimin e marrëveshjes, pasi që kanë siguruar objektin dhe kanë rekrutuar stafin. Isufaj thotë se fillimi i zbatimit të marrëveshjes varet direkt nga vullneti i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë.
Dyshime në fillimin e zbatimit të marrëveshjes ka edhe shoqëria civile. Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se Kosova ende nuk i ka plotësuar kushtet që më 17 tetor të fillojë zbatimin e marrëveshjes.
“Ne besojmë që do të ketë shtyrje, sepse për vetë faktin që ne tani më jemi në muajin shtator, dhe ende nuk e kemi në radhë të parë dekretimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, atëherë del në përfundim se edhe ky afat do të shtyhet.”
Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe atë Prokurorial thonë se integrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në sistemin e drejtësisë së Kosovës do të ishte një hap shumë me rëndësi për vendin. Me fillimin e zbatimit të marrëveshjes për drejtësi, do të shuhen gjykatat dhe prokuroritë serbe në Kosovë, të cilat që nga paslufta veprojnë ilegalisht.
Të tjera
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...