Po paralajmërohen vërshime në disa komuna të Dukagjinit
Autori: Gazeta inFokus 07:48 | 26 September 2022
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka pralajmëruar për vershime në disa komuna të Dukagjinit.
Sipas IHMK-së, kjo mund të ndodh nga pasditja e sotme deri më 27 shtator,fillimisht në pjesën perëndimore, jugore dhe qendrore, të cilat gradualisht do ta përfshinë pjesën më të madhe të vendit, në disa pjesë, parashikohet të jenë me intensiteti mesatarë deri të lartë, kryesisht në pjesë perëndimore të vendit. Nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Klinë, Malishevë, Rahovec).
Këto vërshime mund shkaktojnë vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim.
Njoftimi i plotë nga IHMK-ja:
Njoftim!
Sipas parashikimeve dhe llogaritjeve të IHMK_së, (Sektorit të Hidrologjisë dhe Prognozave Hidrologjike), duke filluar nga pasditja e datës 25 deri më 27 shtator 2022, pritet të ketë reshje shiu, fillimisht në pjesën perëndimore, jugore dhe qendrore, të cilat gradualisht do ta përfshinë pjesën më të madhe të vendit, në disa pjesë, parashikohet të jenë me intensiteti mesatarë deri të lartë, kryesisht në pjesë perëndimore të vendit. Nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Klinë, Malishevë, Rahovec), pastaj pjesa qendrore dhe verilindore e vendit, mund të krijohen vërshime të shpejta, të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim. Këtë situatë mund ta vështirësojnë edhe reshjet nga java e kaluar, të cilat kishin shkaktuar përmbytje në disa komuna, tokat e rrafshëta të të cilave tani duket se janë të tejngopura me ujë dhe është limituar kapaciteti i tyre thithës gjegjësisht lagështia e tokës në shtresën sipërfaqësore.
Sqarim:
Reshjesh më të larta se 30 l/m² në 12 orë NDIKIMJNË: Shkaktim përmbytjesh, probleme në të gjitha aktivitetet e prodhimit bujqësor, probleme në trafik, rrezik për rrëshqitje dheu. Lëndime të mundshme të njerëzve dhe dëmtim të pronës. Shfaqje lokale të shtrëngatave me ose pa reshje NDIKIMI: Rreziku i goditjes nga rrufeja, rreziku për jetën e njerëzve dhe kafshëve, probleme në funksionimin e të gjitha pajisjeve që përdorin energjinë elektrike, rreziku i ndezjes së zjarrit, probleme në telekomunikacion. probleme të mundshme në transmetimin e energjisë elektrike nga goditjet e rrufesë. Është e mundur dukuri lokale e shirave intensivë, përrenjve dhe erërave të forta me dëmtime të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme.
Të tjera
-
Qalaj: Dora ime s’e voton asnjë koalicion ku kryeministër propozohet Albin Kurti
Kurrë dora ime nuk çohet ta votojë një koalicion me kryeministër Albin Kurtin...
-
Vllasi: Kosova është më shumë prezente institucionalisht në veri
Juristi, Azem Vllasi ka thënë se situata në veri të Kosovës, është dukshëm më...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të enjten parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku pritet lokali...
-
Baton Haxhiu kritikon Memli Krasniqin: Doli dhe arsyetoi pafuqinë e vet
Gazetari Baton Haxhiu kritikoi ashpër paraqitjen e kreut të PDK-së Memli Kras...
-
Gërvalla takon senatori Boehm, flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve...
-
Nesër varroset i riu deçanas që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës në Zvicër
24 vjeçari Florent Sadikaj nga Lëbusha e Deçanit, ka humbur jetën tragjikish...
-
E rrallë në Turqi – Macja bën operacion plastik në hundë
Një mace në Turqi e quajtur ‘Yulaf’, e cila kishte vështirësi në frymëmarrje ...
-
‘Bufi’ ironizon: S’jom dakord me presidenten për telefonatat – me rikthy komunikimin me letra
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, siç duket është “ndarë” përfundimisht me...
-
Selmanaj: Sveçla e Liburni kanë qenë aktivistë të PDK-së
Driton Selmanaj i LDK-së ka dhënë deklarata të forta në paraqitjen e radhës t...
-
KGJK e Akademia e Sigurisë Publike ‘veshët në lesh’ për skandalin e Vilard Bytyqit – asnjë reagim, asnjë masë
Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike i kanë ...
-
MAPL e dërgon në gjykatë Përparim Ramën, themeloi jashtëligjshëm tri Drejtori
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) e ka çuar në Gjykatë krye...
-
Operacioni “Dinari serb”, Policia konfiskoi para dhe intervistoi menaxheren e “Nardodna Banka” si të dyshuar – detaje
Policia njofton se në vazhdën e veprimeve hetimore në lidhje me rastin e titu...