Lajme

Po ndriçohen rrugët publike në Gelancë të Suharekës

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 12 August 2024

Banorët e fshatit Gelancë në komunën e Suharekës, sipas njoftimit të Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS) do të përfitojnë për herë të parë ndriçim të rrugëve publike. Ky projekt inovativ, i cili synon përmirësimin e efiçencës së energjisë, është në fazën përfundimtare të zbatimit dhe përfshin instalimin e rreth 210 ndriçuesve inteligjentë.

“Këta ndriçues ofrojnë pesë nivele të ndryshme ndriçimi, duke kursyer energjinë dhe përshtatur nivelin e dritës për të siguruar një mjedis më të sigurt për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët”, thuhet në njoftim.

Përveç ndriçimit publik, sipas njoftimit të PIPS-it, programi synon rritjen e kapaciteteve të stafeve të komunës dhe aktorëve të tjerë vendorë për të bashkëpunuar drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme për Suharekën. Projekti është zbatuar në bashkëpunim me Komunën e Suharekës, Akademinë e Studimeve Politike dhe Komunën (Bashkinë) e Kurbinit.

-Advertisement-

Ky investim po zbatohet nga komuna e Suharekës, në kuadër të projektit “Rruga drejt përdorimit efiçent të burimeve natyrore lokale”. Projekti është financuar nga programi Ndërkufitar Shqipëri –Kosovë i Instrumentit të Paraaderimit IPA II të Bashkimit Evropian.

“Ky hap i rëndësishëm drejt efiçencës së energjisë dhe përmirësimit të infrastrukturës publike është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit ndërkufitar dhe angazhimit për zhvillim të qëndrueshëm”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera